Alexander Zverev nuk ishte në gjendje të mbante nën kontroll zhgënjimin e tij gjatë një ndeshjeje dyshe në Mexican Open në Acapulco, pasi përfundoi duke u përjashtuar nga turneu pasi goditi vazhdimisht karrigen e arbitrit pas humbjes së tij ndaj Lloyd Glasspool dhe Harri Heliovaara.
Në taj-breikin e fundit, tenisti 24-vjeçar gjerman humbi durimin me vendimin e gjyqtarit të linjës me të cilin nuk ishte dakord, pasi ata deklaruan se topi ishte brenda, ndërsa Zverev mendonte se ishte jashtë.
“Shiko ku u hodh topi, 8-6 në tajbrejk. Ti je një idiot”, deklaroi Zverev.
Zverev shkoi në stol me shokun e tij në fund të ndeshjes, por pikërisht në atë moment humbi kokën.
Më pas ai goditi në mënyrë të përsëritur bazën e karriges së arbitrit me raketën e tij, dhe arbitrit madje iu desh të lëvizte këmbën nga rruga për të shmangur goditjen.