Goditet fuqishëm edhe tenisti i padisiplinuar Novak Gjokoviq.
Ai mbetet edhe pa sponsor. Këtë e vajton edhe një medium serb “Kurir”.
“Pikërisht kur gjithçka është qetësuar, një lajm tronditës vjen nga Ishulli.
Kompania Peugeot ka hequr dorë nga sponsorizimi i Novak Djokovic, njoftoi i pari British Express.
Informacioni u konfirmua pak më pas nga Carlo Tavares, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë franceze.
“Ashtu është. Nuk do të vazhdojmë bashkëpunimin me Gjokoviqin – ka thënë Tavares, përcjellë El Espanol.
Edhe pse nuk thuhet saktësisht, është plotësisht e qartë arsyeja për këtë, pra janë të gjitha ngjarjet rreth vaksinimit, Australisë dhe gjithçka tjetër që nuk ka lidhje me fushën e tenisit.
Ky vendim tani është pak i habitshëm, sepse gjithçka ka filluar të qetësohet dhe Novak me siguri do të marrë pjesë në turnetë që do të vijojnë”, shkruan media serbe.