Tenistja australiane Ashleigh Barty, pasi vendosi të tërhiqej nga sporti në moshën 25-vjeçare, ka kërkuar që ajo të hiqet nga renditja. Për pasojë, nga java e ardhshme, Barty nuk do të jetë më numri 1 në botë.
Ajo që do të marrë kreun e renditjes botërore është tenistja polake Iga Swiatek, 20 vjeçe, fituese e Roland Garros dy vite më parë.
Aktualisht ajo ndodhet e dyta në klasifikimin e WTA dhe javën e kaluar fitoi turneun Masters të Indian Wells.
Swiatek do të zbresë në fushë edhe këtë javë, në turneun Masters të Majemit.
Asaj i mjafton të fitojë një ndeshje në këtë turne për të marrë matematikisht kreun e renditjes botërore, duke lënë pas spanjollen Paula Badosa.