Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është një nga temat më aktuale në shtypin botëror dhe sigurisht një ngjarje e përmasave të tilla do të reflektohej edhe në botën e sportit.
Sanksionet ndaj Rusisë janë shtrirë edhe në këtë fushë, ndërsa kombëtarja dhe klubet ruse janë të pezulluara e nuk mund të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa sportistët e fushave të tjera veç futbollit, e kanë të ndaluar aktualisht të përfaqësojnë vendin e tyre dhe mund të garojnë si të pavarur.
Ndërkohë, shumë prej sportistëve rusë kanë ndarë opinionin e tyre duke kundërshtuar politikat e ndjekura nga presidenti Vladimir Putin, megjithatë ka edhe nga ata të cilët mendimin e tyre nuk preferoj ë ta ndajnë publikisht. Kjo është edhe zgjedhja që ka bërë tenisti Daniil Medvedev, i cili ka theksuar se opinionet i ndan vetëm me familjen.
“Në jetë është pak e vështirë të flasësh mbi atë që është e drejtë dhe atë që nuk është e drejtë. Unë kam mendimet e mia dhe i ndaj me familjen time dhe aty edhe pse mund të mos jemi dakord, sërish nuk asgjë nuk bëhet e madhe”, u shpreh numri dy i botës.