Tenisti zviceran Roger Federer nuk luan që prej korrikut 2021, kur u eliminua nga grand slam i Wimbledon.
40-vjeçari nga Bazeli aktualisht ndodhet në vendin e 27-të të renditjes botërore, me 1665 pikë. Falë këtij pozicioni, ai ka vendosur një rekord historik.
Ai është tenisti i vetëm që ka qëndruar gjithnjë në “Top-30” në 20 vitet e fundit. Zvicerani ka bërë debutimin e tij në “top-30” në vitin 2000, kur u rendit në vendin e 25-të pas finales së humbur në turneun e Bazelit atë vit.
Që nga ai vit, Roger Federer ka qëndruar gjithnjë në “top-30”, për 1.114 javë, duke konfirmuar se është një kampion. Në karrierën e tij, zvicerani ka fituar 103 turne, nga të cilët 20 grand slam dhe 28 turne Masters.