Vendimi për të mos u vaksinuar kundër COVID-19 duket se po shkatërron përfundimisht karrierën e Novak Gjokoviqit.
Kështu ka ndodhur edhe në turneun e ATP të Monte Carlo, ku Gjokoviq është eliminuar që në raundin e dytë përballë Alehandro Davidoviq Fokina, numrit 46 në renditjen botërore, në tre sete (3: 6, 7:6 dhe 1:6).
Kritikave të tifozëve pas kësaj disfate në turneun e dytë të vitit që luan, u është shtuar edhe ajo e ish-numrit 1 në botë, Marcelo Rios, i cili nuk është kursyer ndaj serbit.
“Ai është bu*alla. Ai shkatërroi garën për të marrë titullin e më të mirit të të gjitha kohëve. Dhe vetëm për shkak të vaksinimit!”, tha Rios për gazetën kiliane “La Tercera”.
“Nëse ti heq dorë nga një mundësi e tillë vetëm për shkak të një vaksinimi të thjeshtë, atëherë duhet të jesh mbreti i budallenjve”, tha Rios i cili ka mbajtur vendin e parë në botë në vitin 1998.