Maria Sharapova është një nga tenistet me seksi, e cila përbën gjithmonë lajm, edhe kur nuk bëhet fjalë për performancat e saj në fushë.
Tashmë e tërhequr nga sporti i raketës, 35-vjeçarja kanë dhënë një lajm pikërisht në përvjetorin e lindjes: ajo postoi një foto në Instagram që e portretizon atë buzë detit me barkun e saj dukshëm të fryrë.
“Një fillim i mrekullueshëm! Ngrënia e tortës për dy ka qenë gjithmonë specialiteti im”, shkruan Sharapova, e cila u largua nga bota e tenisit në vitin 2020.
Babai i vogëlushit të ardhshëm, i cili pritet të lindë në fund të verës, është anglezi 42-vjeçar Alexander Gilkes. Një sipërmarrës, tregtar i pasur arti, bashkëthemelues i shtëpisë së ankandeve në internet, Paddle. Gilkes është një personazh shumë i spikatur në Mbretërinë e Bashkuar: ai studioi së bashku me princat William dhe Harry dhe frekuenton shumë VIP-a në vend.
Sot ai jeton në Kaliforni me Sharapovën, me të cilën pritet të martohet këtë vit.