Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz ka mposhtur brenda dy ditësh, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.
Alcaraz hyn në histori, pasi u bë tenisti i parë që mposhti Nadal dhe Djokovic njëri pas tjetri.
Spanjolli pasi i mposhti dy tenistët më të suksesshëm, ka kaluar në finale të Mastersit që po zhvillohet në Madrid.
Në çerekfinale Alcaraz mposhti Nadal 2:1 me sete. Ndërsa, në finale arriti të mposht edhe Djokovic me të njëjtin rezultat.
Ai do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Stefanos Tsitsipas – Alexander Zverev.