Tenistja amerikane Serena Williams pritet të mungojë në grand slam të Roland Garros që nis pas 10 ditësh në Paris.
40-vjeçarja nuk luan që prej grand slam të Wimbledonit të vitit të kaluar dhe pritet të rikthehet pikërisht në turneun londinez, pas 50 ditësh.
Prania e saj në turneun më të rëndësishëm të fushave me dhè është e pamundur, duke qenë se ajo nuk ka luajtur ende asnjë takim këtë vit e aq më tepër në këtë sipërfaqe. Serena Williams është 3 herë fituese e këtij turneu (2002, 2013 e 2015).
Patrick Mouratoglou, trajneri i saj tha: “Nuk besoj se Serena do të luajë në Paris. Është ende në periudhë reflektimi e rikuperimi. Ndoshta do ta shohim në Londër, në Wimbledon, turne që e do shumë, ose pak më herët, në ndonjë turne përgatitor”.