Sporti i tenisit po bëhet gjithnjë e më i dashur për gjeneratat e reja në Kosovë.
Veprimtari sportiv dhe veterani i tenisit, Agim Islami, sot ka filluar punën me klubin e tenisit Prishtina.
Interesimi është i madh për t’u marrë me këtë sport atraktiv.
“Filloi punën klubi i tenisit Prishtina, në Taukbashqe në Prishtinë.
Interesimi i fëmijëve për ketë sport të bukur, është tejet i madh.
Sot provuan për herë të parë, ta mbajnë reketin në dorë, 18 fëmijë, të ndarë në dy grupe”, ka shkruar Islami në profilin e tij në facebook.