Tenistja rrëfen dramën mes lotësh

Tenis

Tenistja rrëfen dramën mes lotësh

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 11:01
Tenistja rrëfen dramën mes lotësh

Jelena Dokiç, ish-tenistja 39-vjeçare, ka rrëfyer dramën e saj në rrjetet sociale. Ish numri 4 në botë, ka pasur një jetë të ndërlikuar, fillimisht me babin ndërsa më pas me “demonë” të tjerë.

Jelena ka zgjedhur rrjetet sociale për të rrëfyer dramën e sajë, ka dhe një datë fikse, 28 prill 2022:

“Në këtë datë, që nuk do ta harrojë kurrë në jetën time, ndodhesha në katin e 26-të të banesës. Në një moment mendova të hidhesha nga ballkoni, për t’i dhënë fund jetës.

Gjithçka ishte e errët, kisha makthe dhe dhimbje. Nuk mund ta imagjinoni dot se çfarë ndjeja në ato momente”, rrëfeu mes të tjerash ish tenistja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat