Vjen lajmi i shumëpritur për tenistin Rafael Nadal

Tenis

Vjen lajmi i shumëpritur për tenistin Rafael Nadal

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:59
Vjen lajmi i shumëpritur për tenistin Rafael Nadal

Këtë sezon ka fituar dy grand slam, por “fitorja” më e madhe mund të vijë në fund të këtij viti.

Nga Spanja japin lajmin e madh se Rafael Nadal do të bëhet së shpejti baba, për herë të parë në jetën e tij.

Lajmin e ka publikuar revista spanjolle “Hola”, por ende nuk është konfirmuar nga tenisti fitues i 22 grand slam në karrierë. Sipas revistës, Nadal dhe bashkëshortja e tij Maria Francisca Perello janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Revista e specializuar në lajme “gossip” ka publikuar edhe një foto, ku bashkëshortja e tenisit duket me një bark të rrumbullakët disi dyshues. Nga çifti asnjë konfirmim, ndërkohë që Nadal përgatitet për grand slam të Wimbledon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat