Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, tha se “Bota sot” është shembull i informimit të shpejt e të saktë.
Hadërgjonaj uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Bota sot" vazhdon të jetë shembull i mosdiskriminimit të sporteve "të vogla" në Kosovë.
Përkundër faktit se tenisi është sporti i tretë më i shikuar globalisht pas futbollit dhe basketbollit si dhe sporti individual më i popullarizuar në botë, tenisi në Kosovë për shkak të kushteve të mjerueshme infrastrukturore dhe historisë jo shumë të gjatë nuk ka arritur të ketë vlerësim dhe përfshirje të mjaftueshme nëpër mediat tona.
“Bota sot” gjithmonë ka qenë me sportistët pa dallim sporti apo niveli. Urime 27 vjetori”, uron Hadërgjonaj.