U zhvilluan ndeshjet e para në Kampionatin Botëror të Tenisit për femra ‘Billie Jean King Cup’, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ditën e parë të këtij Kampionati vashat tona e nisën me fitore të shkëlqyera!
Sot, në përballje me Kenian, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundershtar me rezultatet:
Donika BASHOTA - Cynthia Wanjala, 6:1, 6:4.
Adrijana LEKAJ - Alicia Owegi, 6:0, 6:1.
Donika BASHOTA / Adrijana LEKAJ - Roselida Asumwa / Alicia Owegi, 6:1, 6:0.
Nesër ekipi do përballet me Shqipërinë, ndërsa të enjten nuk do kenë ndeshje pasi Naimbia është diskualifikuar.