Kosova shkruan historinë në “Billie Jean King Cup", kualifikohet në play-off për herë të parë!
“Me fitore të shkëlqyera vajzave tona vazhduan dhe në ditën e dytë të këtij Kampionati! Sot, në përballje me Shqipërinë, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundërshtar.
Njëkohësisht Kosova përmbylli ndeshjet e grupeve me tre fitore, duke mposhtur Kenian 3:0,
Shqipërinë 2:1 ndërsa Naimbia ka dorëzuar ndeshjen. Të premten ekipi do luftojë për të kaluar një rang më lartë për herë të parë!”, njofton Federata e Tenisit e Kosovës.
Rezultatet
Vesa Gjinaj - Kristal Dule 2:0 (6:1 6:4)
Adrijana Lekaj - Gresi Bajri 2:0 (6:2 7:5)
Donika Bashota / Forta Morina - Kristal Dule / Rea Qinami 1:2 (6:2 4:6 1:6)