Edhe një goditje e rëndë për serbin e padisiplinuar Novak Gjokoviq. Gjokoviq nuk është persona non grata vetëm në Amerikë, edhe një shtet tjetër nuk e dëshiron këtë të padisiplinuar.
Edhe shteti i Kanadasë ia ndalon hyrjen.
ATP Montreal është në program nga 8 gushti dhe tenisti serb u përmend si një nga pjesëmarrësit e mundshëm.
Mirëpo, drejtori i organizimit të turneut, Eugene Lapierre, hodhi poshtë mundësinë që tenisti serb të luajë në turneun ATP në Montreal.
“Situata është e qartë, ose Kanadaja do të ndryshojë rregullat në lidhje me vaksinimin ose ai (Gjokoviq) do të duhet të përveshë mëngët dhe të marrë vaksinën. Megjithatë, asnjërin nga ata dy skenarë nuk e konsideroj të mundshëm”, - tha Eugene Lapierre për “Toronto Sun”.