Më 29 gusht do të nisë grand slam i US Open për meshkuj në tenis.
Te meshkujt, ku turne është me i hapur se kurrë, pasi nga vendi i parë deri tek i shtati i renditjes botërore luajnë jo vetëm për fitore por edhe për t’u bërë “numri 1” në botë.
Në krye të renditjes është rusi Daniil Medvedev, kampion në fuqi, që i duhet të rikonfirmohet për të ruajtur kreun dhe mbrojtur pikët e fituara vjet. Ai që e kërcënon më së shumti është spanjolli Rafael Nadal, i treti.
Por nuk mbetet më pas as spanjolli tjetër Carlos Alcaraz si dhe greku Stefanos Tsitsipas, që nëse marrin 2000 pikët e turneut, mund të kapin kreun. Jashtë kësaj gare janë Zverev (i dëmtuar) dhe Djokovic (ende në dilemë prania e tij, pasi është i pavaksinuar).
Interesant fakti se shans për të kapur kreun e renditjes botërore ka edhe norvegjezi Casper Ruud, që renditet i shtati. Gjithsesi, ai duhet të shpresojë të fitorja dhe eliminime të shpejta të tenistëve që janë para tij në renditje.
Renditja “Top-5” meshkuj
1-Daniil Medvedev, 6885 pikë
2-Alexander Zverev, 5760 pikë
3-Rafael Nadal, 5630 pikë
4-Carlos Alcaraz, 5190 pikë
5-Stefanos Tsitsipas, 4890 pikë
6-Novak Djokovic, 4770 pikë
7-Casper Ruud, 4695 pikë