Grand slam i US Open solli një revolucion në renditjen e tenistëve meshkuj. Në krye ndodhet 19-vjeçari spanjoll Carlos Alcaraz, që bëhet tenisti më i ri në moshë që bëhet “numri 1”. Ai ka zbritur nga froni rusin Daniil Medvedev, që tashmë ndodhet i katërti.
Në podium ndodhen norvegjezi Casper Ruud (i dyti), finalist në US Open si dhe spanjolli tjetër Rafael Nadal (i treti). Humbet një pozicion në renditje serbi Novak Djokovic, tashmë i shtati, pas Zverev e Tsitsipas.
Te femrat, një dominim absolut i polakes Iga Swiatek, që pas triumfit në Nju Jork është shkëputur ndjeshëm nga rivalet. Ajo ka dyfishin e pikëve të vendit të dytë, ku ndodhet tuniziania Ons Jabeur, finaliste e US Open.
Meshkuj, “top-5”
1-Carlos Alcaraz, 6,740 pikë
2-Casper Ruud, 5,850 pikë
3-Rafael Nadal, 5,810 pikë
4-Daniil Medvedev, 5,065 pikë
5-Alexander Zverev, 5,040 pikë
Femra, “top-5”
1-Iga Swiatek, 10,365 pikë
2-Ons Jabeur, 5,090 pikë
3-Anett Kontaveit, 4,300 pikë
4-Paula Badosa, 3,980 pikë
5-Jessica Pegula, 3,501 pikë