Federata e Tenisit ka plane të mëdha, ndër to edhe ndërtimin e fushës së tenisit në qytetin e Gjilanit.
Synimet e federatës janë që çdo qytet të ketë fusha të tenisit dhe të masivizohet ky sport në vendin tonë, ndër sportet me atraktive në botë.
“Sot, kryetari i FTK-së z. Jeton Hadërgjonaj, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni.
Në këtë takim u diskutua rreth kërkesës së kryetarit të FTK-së për ndërtimin e terreneve të tenisit në këtë komunë.
Komuna e Gjilanit është ndër komunat që nuk ka klub të tenisit, andaj për ta bërë të mundur zhvillimin e sportit të tenisit në këtë komunë, Kryetari Hyseni premtoi ndërtimin e terreneve të kërkuara”,- thuhet në njoftimin e FTK-së.