Një lëndim abdominal ia ka pamundësuar numrit një të botës në tenis Carlos Alcaraz vazhdimin e garës në “Paris Masters”
Spanjolli u detyrua të tërhiqet nga sfida në çerekfinale ndaj Holger Rune.
Ky i fundit e fitoi setin e parë 6-3 kurse në tie-breakun e setit të dytë Alcaraz e dorëzoi sfidën.
Në gjysmë finale, Rune do të takohet me tenistin nga Kanadaja Felix Auger-Aliassime.
Gjysmë finalja tjetër është ajo mes Novak Djokovic e Stefanos Tsitsipas.