Tenistja franceze, Karolin Garsia është fituese e turneut Masters në Fort Vort të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që në finale mundi Arina Sabalenkën me 2-0 në sete, ose 7-6, 6-4 dhe 6-4 në geme.
Për tenisten franceze, e cila mban pozitën e 6-të në renditjen e fundit të VTA-s, është titulli i 11-të në karrierën e saj.
Garsia sipas mediave franceze, do të mbyll sezonin në vendin e katërt në renditjen e fundit të VTA-s, që do të jetë rangimi më i mirë nga viti 2018.
Kujtojmë se Karolin Garsia, triumfoi në turnetë e tenisit në Homburg, Varshavë dhe Sinsinati.
Në kohë të njëjtë, ajo u bë francezja e dytë, e cila ka triumfuar në turneun e fundit, pas Ameli Morezmos, që ka trimfuar para 17 viteve.