Në moshën 95-vjeçare ka vdekur tenisti legjendar, dy herë fitues i titullit Grand Slam, Dick Savitt.
Amerikani është anëtar i Sallës Ndërkombëtare të Famës që nga viti 1976 dhe suksesin më të madh e arriti në vitin 1951 kur fitoi Australian Open dhe më pas Wimbledonin.
Përveç kësaj, ai luajti dy herë çerekfinalet e Roland Garros dhe gjysmëfinalet e US Open, ndërsa në vitin 1952, në momentin kur triumfoi në Kampionatin Kombëtar Amerikan, papritur doli në pension.
Ai ishte vetëm 25 vjeç kur u tërhoq nga sporti dhe nuk e shpjegoi kurrë këtë lëvizje.
Pas karrierës së tij në tenis, Savitt iu përkushtua biznesit.