Rivaliteti e miqësia që shoqëroi 15 vite karrierë mes tenistit zviceran Roger Federer e atij spanjoll Rafael Nadal, është kthyer një këngë. Federer u tërhoq nga sporti në shtatorin e vitit të kaluar, pas një ndeshje në lojën dyshe pikërisht me Rafael Nadal në krah.
“Sonte do të fluturojmë” (Si vola stasera) është titulli i këngës që është shkruar e kompozuar nga Francesco Sessa, që e adhuron sportin e tenisit.
“Kjo këngë është zhvilluar si një imazh i dy tenistëve që e nisën si rivalë në fushë dhe më pas marrëdhënia mes tyre u kthye në miqësi”, tha Sessa.
Një këngë që fillimisht nisi nga një tekst i shkruar nga vetë këngëtari: “Jam munduar të përcjell emocionet që përjetova duke parë Federer e Nadal pas sfidës së fundit”.