Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka fituar në rundin e parë të Australian Open.
Ai e kaloi lehtë kundërshtarin Jack Draper, me rezultat 3:1 në sete.
Ish-numri një në botë fitoi ndaj britanikut 7:5, 2:6, 6:4 dhe 6:1 në 3 orë e 43 minuta.
Në rundin e dytë ai do të ketë punë me amerikanin Mackenzie McDonald.