Në Melburn janë mbyllur ndeshjet e raundit të katërt të Grand Slam të Australian Open, duke përcaktuar çerekfinalistet në të dyja kategoritë.
Në konkurencën e femrave, një biletë për në çerekfinale ka siguruar numri 5 në botë, tenistja bjelloruse Arina Sabalenka. Ajo mposhti 2-0 (7-5, 6-2) zviceranen Belinda Bençiç.
Surprizë eliminimi i numrit 4 në botë, francezes Karoline Garcia. Kjo e fundit u mund 2-0 (7-6, 6-4) nga polakja Magda Linet. Avancon edhe krotja Dona Vekiç, që mundi 2-1 çeken Fruhvirtova, ndërsa çekja tjetër, Karolina Plishkova eliminoi kinezen Shuai Zhang, duke fituar 2-0 (6-0, 6-4).
Te meshkujt, serbi Novak Gjokoviç mposhti me lehtësi 3-0 australianin Aleks De Minaur (6-2, 6-1, 6-2), duke qenë pretendenti kryesor për fitimin e këtij turneu, për të dhjetën herë në karrierë.
Në çerekfinale ai do të luajë ndaj Ben Sheltonit. Amerikani mundi 3-2 patriotin e tij Xhefri Volf, ndërkohë që avancon në çerekfinale një tjetër amerikan, Tomi Poll. Ai mundi 3-1 spanjollin Roberto Bautista Agut.
Çerekfinalisti i fundit është rusi Andrej Rublev, numri 6 në botë, që mundi 3-2 norvegjezin Holger Rune.
Çerekfinale-Femra
E.Ribakina – J.Ostapenko
J.Pegula – V.Azarenka
K.Plishkova – M.Linette
A.Sabalenka – D.Vekic
Çerekfinale-Meshkuj
K.Khachanov – S.Korda
S.CiCipas – J.Lehecka
A.Rublev – T.Paul
B.Shelton – N.Gjokoviq