Në Melburn kanë nisur sot ndeshjet çerekfinale të grand slam të Australian Open në tenis.
Te femrat, tenistja bjelloruse Victoria Azarenka dhe ajo kazake Elena Rybakina kanë siguruar një biletë për në gjysmëfinale.
Azarenka mundi 2-0 (6-4, 6-1) rivalen amerikane Jessica Pegula, numri 3 në botë.
Ndonëse amerikania ishte favorite, përvoja e bjelloruses bëri diferencën, duke e merituar fitoren. Po 2-0 (6-2, 6-4) fitoi edhe Rybakina, që eliminoi estonezen Jelena Ostapenko, në një ndeshje pa shumë histori.
Te meshkujt, rusin Karen Khachanov avancon në gjysmëfinale pas tërheqjes së amerikanit Sebastian Korda në setin e tretë (7-6, 6-3, 3-0).
Korda u dëmtua dhe u tërhoq. Në çerekfinalen tjetër luajtur sot, greku Stefanos Tsitsipas mundi 3-0 (6-5, 7-6, 6-4) çekun Jiri Lehecka. Ndeshja u dominua e fitua nga greku, numri 4 në botë.
Çerekfinale-Femra
E.Rybakina – J.Ostapenko, 2-0
J.Pegula – V.Azarenka, 0-2
K.Pliskova – M.Linette
A.Sabalenka – D.Vekic
Çerekfinale-Meshkuj
K.Khachanov – S.Korda, 3-0
S.Tsitsipas – J.Lehecka, 3-0
B.Shelton – T.Paul
A.Rublev – N.Gjokoviq