Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale në turneun Grand Slam të “Australian Open”, i cili aktualisht po zhvillohet në Melburn.
Në konkurencën e meshkujve, në gjysmëfinale avancon tenisti serb Novak Gjokoviç, i cili mundi me lehtësi rusin Andrej Rublev me 3-0 në sete, një ndeshje që zgjati vetëm 2 orë.
Në gjysmëfinale, tenisti serb do të përballet me amerikanin Tomi Poll. Ky i fundit, në çerekfinale, mposhti 3-1 bashkëmbasin e tij Ben Shelton.
Ndërkohë në konkurencën e femrave, dy gjysmëfinalistet e fundit janë polakia Magda Linet dhe bjellorusja Arina Sabalenka. Linet, befasia më e madhe e turneut, mundi çeken Karolina Plishkova me 2-0 (6-3, 7-5).
Nuk zhgënjen as Sabalenka, numri 5 në botë, e cila eliminoi kroaten Dona Vekiç, me të njëjtin rezultat, 2-0 në sete.
Gjysmëfinale-Femra
E.Ribakina – V.Azarenka
M.Linet – A.Sabalenka
Gjysmëfinale-Meshkuj
K.Kaçanov – S.CiCipas
T.Poll – N.Gjokoviç