Është e çuditshme se si deri me sot Federata Ndërkombëtare e Tenisit nuk e ka suspenduar tenistin problematik, serbin Novak Gjokoviq.
Gjoka nuk njeh turp!
Gjoka është pa marre dhe sheh ëndrra me syçelë dhe provokon Kosovën.
Mundohet të bëhet një Millosh i vogël në Beograd, duke provokuar Kosovën në forma të ndryshme.
Ndryshe Gjoka nuk mund të mbijetojë para serbëve në Beograd por me kësi gjëra bëhet i gjallë në shtetin e Serbisë, që u bombardua nga NATO për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Tani pasi u kthye nga turneu “Australia Open”, ka provokuar me këngë nacionaliste Republikën e Kosovës.
Ka gjetur disa këngëtare të sojit të tij dhe ia thotë këngës, duke kënduar për Graçanicën, Deçanin dhe Kosovën.
Ky Gjoka, njihet për sjellje të pahijshme, edhe botërisht, dihet kur e goditi me top në fyt gjyqtaren e linjës, pra amerikanen, pastaj nuk u vaksionu.
Gjokoviqit, të paturpshmit, iu ndalua hyrja edhe në SHBA, për shkak të mos respektimit të rregullave të Covidit.
Federata e Tenisit e Kosovës, me Jeton Hadergjonajn, president, paralajmëron se do të ankohen në mekanizmat ndërkombëtar, për këtë turp të llojit Gjokoviq.
“Novak, Jelena, Srgjani dhe Dijana këndojnë në krahë një këngë patriotike”, - shkarravitin mediat në Serbi,