Vlora Çitaku, ish-ambasadore e shtetit të Kosovës në SHBA, ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter një videoklip nga intervista që Novak Gjokoviq i ka dhënë Graham Basinger më shumë se dy vite më parë, shkruan një farë mediumi serb “Veçernj Novosti” , medium që gjithmonë ka qenë satelit i Millosheviqit dhe tani edhe i Vuçiqit.
Sot shumë mediume serbe të kuzhinës së Beogradit, kanë sulmuar Çitakun.
“Çfarë po falni konkretisht? Ndërhyrja humanitare e NATO-s që i dha fund luftërave gjenocidale të Serbisë?
Imagjinoni një atlet gjerman në vitet '70 duke thënë se ai fal Amerikën dhe aleatët e saj për ndalimin e Hitlerit”, - ka shkruar Çitaku në Twitter.
Më këtë rast Çitaku iu ka kundërpërgjigjur deklaratave skandaloze të Gjokoviqi, në lidhje me bombardimet e NATO-s në vitin 1999,
Gjokoviqi njihet për shumë skandale, ndaj ai nuk ndalet duke dhënë deklarata të rrejshme dhe duke përkrahur kriminelët serbë që kanë bërë gjenocid në popullit shqiptarë në vitet e 90-ta.