Mrekulli në Dubai!
Duke luajtur një lojë të mrekullueshme, Daniil Medvedev eliminoi Novak Gjokoviq në gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit të Tenisit në Dubai.
Ai u bë tenisti i parë në 2023 që mundi Gjokoviqin, i cili ishte në një seri fitoresh prej 20 ndeshjesh dhe kishte fituar Australian Open.
Medvedev në finalen e turneut do të përballet me Andrei Rublev, i cili më herët mundi Sasha Zverev me rezultatin 2-0 me sete. Me këtë fitore, Medvedev arriti në 13 të tilla radhazi në turne.