Tenisti Novak Gjokoviq, sportist provokues, që nuk i ka respektuar as rregullat e vaksionimit, i njohur për skandale, merr edhe një flakaresh të merituar.
Disa mediume në Serbi e vajtojnë Gjokoviqin, të cilit nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për faktin se ky provokues i llojit të tij, nuk i ka zbatuar rregullat dhe nuk është vaksinuar.
“Gjokoviq ka bërë apel për t'iu lejuar të hyjë në SHBA, por kjo kërkesë u refuzua.
Kështu që ka shumë pak gjasa për ta parë Novakun në turneun e ardhshëm në Miami”, shkarravit mediumi serb “Kurir”.