Revista e njohur “Sportiko”, ka publikuar së fundi një listë me sportistët më të paguar në histori.
Në këtë listë me 50 emra ndodhen edhe 5 tenistë, por vetëm njëri prej tyre, Roxher Federer, ndodhet në “top-10” më të paguarit.
Çka do të thotë se ish-tenisti zviceran është “tenisti më i paguar në të gjitha kohërat”.
Me 1.38 miliardë dollarë, shumë e përfituar nga premio në fushë dhe sponsorët, ai është tenisti i vetëm që kalon shumën 1 miliardë dollarë fitime.
I dyti në renditje, më gati gjysmën e shifrës së Federer, ndodhet spanjolli Rafael Nadal, me 660 milionë dollarë fitime. Në vendin e tretë ndodhet e vetmja teniste femër, Serena Ëilliams, me 600 milionë dollarë.
Në “Top-5” tenistët më të paguar në histori janë edhe amerikani Andre Agassi (i katërti) dhe serbi Novak Gjokovic (i pesti). Pra, në “top-5” janë 3 ish-tenistë.
“Top-5” tenistët më të paguar
1-Roxher Federer, 1.38 miliardë dollarë
2-Rafael Nadal, 660 milionë dollarë
3-Serena Uiliams, 600 milionë dollarë
4-Andre Agasi, 590 milionë dollarë
5-Novak Gjokoviç, 575 milionë dollarë