Tenistja ukrainase Lesia Tsurenko është në vendin e 95-të të ranglistës WTA, por sipas mediave botërore një përfundim i tillë nuk mund të bëhej.
Gjatë garës në Indian Wells, ajo mposhti Dona Vekiqin, kështu që kroatja nuk ia dha dorën në fund të ndeshjes dhe më pas me justifikimin e një sulmi nervor u tërhoq nga turneu para ndeshjes me Arina Sabalenkon nga Bjellorusia.
Trajneri i saj Nikita Vlasov ka folur për Novak Gjokoviqin dhe qëndrimin e tij për konfliktin ruso-ukrainas pas gjithçka që përjetoi Lesia Tsurenko.
Ai tha se Gjokoviqi nuk e dënoi Rusinë, sepse e mbështeti dhe ia kujtoi rastin e Srgjan Gjokoviqit në Melbourn.
“Babai i Gjokoviq tha para kamerave: ‘Lavdi Rusisë’, më pas pretendoi se e kishin keqkuptuar.
Nuk është ky as një akt njerëzor. Nëse keni thënë kështu, merrni përgjegjësinë për fjalët tuaja.
Gjokoviqi gjithashtu nuk pati guximin të thoshte sinqerisht se nuk e mbështeti sjelljen e babait të tij.
Në asnjë moment në intervistat e tij Novak nuk dënoi drejtpërdrejt veprimet ruse në Ukrainë dhe as nuk bëri thirrje që tmerri në vendin tonë të ndalet.
A do të ishte një kohë e mirë që ai të përdorte statusin e tij për t'i dhënë fund gjithë kësaj, për të bërë thirrje për paqe? Jo, ata mbështesin Rusinë.
U befasova shumë që ky qëndrim u shpreh kaq hapur ", - tha Vlasov.