Carlos Alcaraz ka arritur që të prekë finalen e Indian Wells 1000.
Tani ka mundësinë më të mirë jo vetëm të fitojë titullin, por mbi të gjitha të marrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të ATP-së.
Pavarësisht se spanjolli u rikthye nga dëmtimi, që e mbajti disa muaj larg fushave të tenisit, ai po gjen formën më të mirë.
19-vjeçari do të ndeshet me Daniil Medvedev.
Alcaraz mundi në gjysmëfinale italianin Jannik Sinner me rezultatin 7-6 dhe 6-3, në 1 orë e 52 minuta.
Në mungesë të Novak Gjokoviq, shanset janë të mëdha për spanjollin.
Nëse arrin të mundë Medvedev, Alcaraz do të jetë lideri i ri i renditjes së përgjithshme. Kjo do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për të.