Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka disa muaj që është pushim, teksa nuk luan që pas eliminimit në grand slam të Australian Open.
Pak ditë më parë u përfol se fituesi i 22 grand slam do të rikthehet në muajin prill, në turneun e Masters të Montekarlo (9-16 prill), por Nadal ka mohuar këtë gjë, duke lënë hijet e dyshimit për rikthimin e tij.
“Nuk e di se nga ka dalë ky informacion, por për momentin nuk mund ta konfirmoj praninë time në atë turne.
E vërteta është se po ndjek rrugëtimin tim të rikuperimit nga dëmtimi dhe nuk e di se kur do të rikthehem të luaj.
Kjo është e vërteta”, u shpreh Nadal, duke mohuar kështu edhe deklaratën e xhaxhait të tij Toni Nadal, që tha se mund ta shohim në Montekarlo.
Më tej, tenistipanjoll shtoi: “Mund t’ju them që po punoj fort dhe gjendja ime është më e mirë se ajo e dy muajve më parë. Gjithsesi, për momentin nuk jam në gjendje të jap një datë të saktë të rihthimit. Unë e adhuroj turneun e Montekarlo, por s’dua të nxitohem”.