U mbyll në Madrid turneu Masters në tenis, ku për meshkuj triumfoi tenisti spanjoll Carlos Alcaraz. Numri 2 në botë mposhti 2-1 në finale gjermanin Jan-Lennard Struff (6-4, 3-6, 6-3), duke mbrojtur titullin e fituar një vit më parë.
Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga Alcaraz, që korri trofeun e katërt në karrierë në turnetë Masters. Interesant fakti se ai i ka fituar të katërta finalet Masters ku ka luajtur, duke mos gabuar asnjëherë në karrierë.
Për femra, ky turne u fitua nga tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 2 në botë. Në finale ajo mundi 2-1 (6-3, 3-6, 6-3) polaken Iga Switek (numri 1 në botë), duke u rikthyer “mbretëreshë” në Madrid sërish pas dy vitesh.
Ky është triumfi i saj i dytë në një turne Masters, që këtë vit bëri të sajën edhe grand slam të Australian Open. Kjo është hera e parë që Sabalenka mposht Swiatek në karrierën e saj, pasi kishte humbur tri përballjet e mëparshme.