Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është takuar me tenistin serb, Novak Gjokoviq.
Gjokoviq shpesh ka përkrahur publikisht thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve dhe është kundër Kosovës.
Ky takim i tyre ndodhi në duelin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit.
Dritani takon tenistin serb që është kundër Kosovës dhe e quan njeri të madh!
Dritan a e di më kë je takuar dhe si e lejon veten të takohesh me një tenist që vazhdimisht është kundër shqiptarëve.
“Mbrëmë një ndeshje miqësore me të madhin Nole në San Siro.
Është e vërtetë që bëmë tifo për ekipe të ndryshme dhe se prapë u largova nga stadiumi më i kënaqur pas lojës madhështore të Interit, por nuk ndikoi shumë në disponimin e mirë të kampionit të botës dhe njeriut të madh si Gjokoviq”, shkroi ai.