Ditën e hënë do të nisë grand slam i Roland Garros në tenis.
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz do ta nisë këtë turne si numri 1 në botë, pozicion që e fitoi ditën e hënë, duke zbritur nga froni Novak Gjokoviqin.
Ky i fundit humbi dy pozicione dhe tashmë serbi klasifikohet i treti, i parakaluar edhe nga rusi Daniil Medvedev.
Në “top-5” tenistët më të mirë janë edhe norvegjezi Casper Ruud e greku Stefanos Tsitsipas.