Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, foli për mediat në prag të ndeshjes ndaj serbit Novak Gjokoviq në turneun francez të Roland Garros. Numri 1 i botës deklaroi se ndeshja përballë serbit do të jetë shumë e vështirë :
“Tani ndihem si një nga më të mirët në bote.
Kam shumë besim.
Dua të bëj gjithçka të duket e thjeshtë dhe të inspiroj njerëz me lojën time, tha Alcaraz.
Carlos Alcaraz dhe Novak Gjokoviq do të përballen pasditen e së premtes në gjysmëfinalen e turneut të 123-të të Roland Garros.