Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadergjonaj, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Hadërgjonaj thotë se gazeta është një dritare e fuqishme e sportit.
“Në një kohë kur në Kosovë nuk ka më gazetë tradicionale në letër, që ishte e prekshme e që të jep një kënaqësi tjetër,
‘Bota sot’ vazhdon të mbaj profesionalizmin e lartë në informimin e lexuesve të saj të shumtë përmes botës digjitale.
Vazhdoni me punë të mira.
Urime 28 vjetori”, ka uruar Hadergjonaj.