Carlos Alcaraz foli për mediat në prag të nisjes së turneut më të madh të tenisit në botë, Wimbledon. 20-vjeçari vjen pas ndeshjeve të ATP ku arriti të shpallej fitues në turneun e Madridit.
Tenisti spanjoll nuk e fsheh ambicien për të qenë protagonist në Angli:
“Kam shumë besim se do të bëj mirë, e ndjej veten favorit në këtë turne.
Pavarësisht vetëm 11 ndeshjeve të mia në fushat me bar, unë e konsideroj veten fitues potencial”.
I pyetur për rivalët që e presin në muajin korrik, Alcaraz u shpreh: “Kam arritur të mposht rivalët më të fortë.
Edhe nëse shpallem fitues i turneut, kam ende nevojë për më shumë eksperiencë”.
Wimbledon ngre siparin në datën 3 korrik.