Tenistja daneze Caroline Wozniacki, ish-numri 1 në botë (tetor 2010), ka deklaruar se do të rikthehet të luajë, tri vite nga sfida e saj e fundit.
Tashmë 32 vjeçe, bukuroshja daneze ka konfirmuar se turneu i parë që do të luajë është ai Masters i Montreal, në Kanada (7-13 gusht).
“Do të rikthehem dhe do të luaj në US Open këtë vit. Në atë turne ka një atmosferë elektrizuese dhe nuk ngopem asnjëherë duke luajtur aty.
Aty kam qenë protagonistë shumë vite”, u shpreh Wozniacki, që në karrierën e saj ka fituar vetëm një herë një turne Masters, aë të Australian Open (2018).
“Turneu i parë ku do të luaj është ai i Montreal, për të rifitiuar ritmin dhe më pas do të shkoj në Nju Jork”, tha danezja, që u tërhoq në vitin 2020, pasi u diagnostikua me artrit-reumatoid dy vite më parë. Gjatë këtyre tri viteve pa tenis, ajo është martuar dhe ka lindur dy fëmijë.