Tenisti i ri spanjoll, Carlos Alcaraz fiton turneun e Wimbledonit.
20 vjeçari hyn në histori dhe hap një epoke të re në tenis.
Ai pasi mposhti në finalen e turneut më të rëndësishëm në botë, serbin Novak Gjokoviq.
Spanjolli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 (1:6, 7:6, 6:1,3:6,6:4) ndaj Gjokoviqit.
Një 20 - vjeçar e lë gojëhapur Gjokoviqin!
Alcaraz bëhet tenisti i tretë spanjoll që fiton këtë turne pas Manolo Santana (1965) e Rafael Nadal (2008 dhe 2010).
Ndërkohë që në moshën 20 vjeç e 72 ditë, ai shndërrohet në kampionin e tretë më të ri të Wimbledon.
Pas gjermanit Boris Becker në vitin 1985 (17 vjeç e 8 muaj) dhe suedezit Bjorn Borg në vitin 1976 (20 vjeç e 27 ditë).
Alcaraz kthehet në tenistin e parë që siguron 2 turne Slam në moshë kaq të re, ndërkohë që Djokovic mbetet në kuotën e 7 fitoreve në Wimbledon, duke mos e barazuar dot legjendën Roger Federer.