Humbja e provokuesit serb Novak Gjokoviq, në finalen e Wimbledonit, ka bërë të lumtur shumë dashamirë të sportit të tenisit.
Novak Gjokoviq njihet për deklarata skandaloze kundër shtetit të Kosovës.
Edhe babai i tij, Srgjani, është i njëjti me mendësi si i biri.
“Mendoj se është një turp dhe joserioze që ne njihemi me njëri - tjetrin përmes këtij lloji më të keq të skandaleve të etur për gj*k.
Një intervistë e vërtetë e madhe për mediat tona që nuk ka ndodhur kurrë, ku mund të dëgjoje kujtime nga duelet e para të mëdha nga Çoria, Verdask, Monfis, Ançiç dhe deri në finalet historike, kjo është diçka shumë e realizueshme dhe do të bënte shumë për publikun malazez”, - ka shkruar mes të tjera Nebojsha në profilin e tij në Facebook.
Pamfleti serb “Kurir” i turret gazetarit nga Mali i Zi, Nebojsha Shofranac, pasi që ky i fundit ka shkruar se Srgjan Gjokoviq është i etur për gj*k.
“Tifozët e tenisit në Serbi nuk u befasuan nga komentet e turpshme të gazetarëve dhe ‘ekspertëve’ të tjerë nga Perëndimi, megjithatë, askush nuk e priste që nga Mali i Zi fqinj, në llogarinë e Gjokoviqit do të mbërrinte një sharje e turpshme.
Përkatësisht, gazetari malazez Nebojsha Shofranac ka sulmuar Gjokoviqin. Komentet e tij shumë të papërshtatshme tronditën të gjithë rajonin”, - shkarravit ky medium.