Ndeshja e tenisit mes Stefanos Tsitsipas dhe Ben Shelton për raundin e dytë në “Cincinnati Masters 1000” është ndërprerë nga një episod me të vërtetë i çuditshëm.
Tenisti grek ka ndërprerë shërbimin për shkak të një shqetësimi që ka ndjerë nga tifozët kundërshtarë.
Një nga të pranishmit në tribunë, ka imituar një bletë gjatë gjithë kohës, gjë e cila ka sjellë shqetësime te tenisti grek.
Duke menduar se bleta po e sulmon, ai shpesh herë ka bërë gjeste sikur po e largon por në të vërtetë përpjekjet kanë qenë të kota pasi në fushë nuk kishte asnjë bletë.
Sakaq, tenisti ka kërkuar ndihmën e arbitrit për këtë episod duke u shprehur se është një tifoz që e shqetëson.
Me ndihmën e të tjerëve, ai ka zbuluar identitetin e tifozit dhe ka kërkuar që ta nxjerrin nga stadiumi, por më pas ka marrë garancinë se nuk do të përsëritet më diçka e tillë.