Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste në grand slam të US Open.
Në çerekfinale, numri 1 në botë dhe kampioni në fuqi Carlos Alcaraz, mundi 3-0 (6-3, 6-2, 6-4) gjermanin Alexander Zverev.
Ndeshje e mirë e spanjollit, që synon të mbrojë titullin kampion.
Përballë tij do të jetë numri 3 në botë, rusi Daniil Medvedev, që në çerekfinalen tjetër mundi 3-0 (6-4, 6-3, 6-4) patriotin e tij Andrey Rublev. Në momentet vendimtare, përvoja e Medvedev bëri diferencën në fushë.
Te femrat, sfida e dytë gjysmëfinale është ajo mes amerikanes Madison Keys (numri 17) dhe bjelloruses Aryna Sabalenka (numri 2). Keys mposhti 2-0 (6-1, 6-4 çeken Marketa Voundresova, ndërsa bjellorusja mundi 2-0 (6-1, 6-4) kinezen Quai Zheng.