Një lojtar do të vdesë”, paralajmërimi i tenistit

Tenis

Një lojtar do të vdesë”, paralajmërimi i tenistit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:57
Daniil Medvedev

Polemika pa fund gjatë duelit mes Daniil Medvedev dhe Andrey Rublev, e vlefshme për çerekfinalet e US Open dhe e fituar me një rezultat të pastër 3-0 nga tenisti i ditëlindjes 1996.

Një derbi rus i luajtur në çimenton e “Arthur Ashe Stadium” në kushte shumë të vështira: 34° gradë (39’ perceptohet nga brenda stadiumit) dhe 50% lagështi.

Organizatorët u përpoqën ta zgjidhnin problemin duke mbyllur gjysmën e çatisë së fushës qendrore. Objektivi? T’u bënin pak hije tenistëve dhe spektatorëve.

Në setin e dytë, lojtari nga Moskës i kërkoi arbitrit ndihmë mjekësore: ai e preku gjoksin disa herë, duke nënvizuar vështirësitë në frymëmarrje të shkaktuara nga temperaturat e larta në “Flushing Meadows”.

Pas përdorimit të pajisjes së astmës, Medvedev u kthye në fushë, por vështirësitë në frymëmarrje, edhe për shkak të ritmit të furishëm të ndeshjes, u përsëritën pas game-t të tretë të setit të tretë.

Menjëherë pas kësaj, rusi u kthye nga kamera, shqiptoi disa fjalë shqetësuese:

“Një lojtar do të vdesë dhe ata do ta shohin”, paralajmëroi Medvedev për rreziqet e zhvillimit të një ndeshjeje në ato kushte të vështira.

Fjala “ata”, e thënë nga rusi, u referohej qartë organizatorëve, të cilët mund ta kishin mbyllur plotësisht edhe çatinë e “Arthur Ashe Stadium”. Për fat të mirë nuk ka ndodhur asgjë serioze, por kjo fjali do të shkaktojë një vorbull polemikash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat