Shëndrit Deari vazhdon më pjesëmarrje në turnetë fjuçers në Evropë dhe së fundit ishte pjesë e turneut “Kurshumlijska Banja” në Serbi, ku arriti që të kalojë eliminatoret, por u ndal në raundin e parë të pjesës kryesore të turneut ITF.
Shëndriti fillimisht mundi italianin Françesko Kano me 2-0 në sete (6-3 dhe 6-2), që më vonë të eliminojë sllovakun Radovan Mikalik me 2-1 në sete (4-6, 6-2 dhe 12-10).
Në raundin e tretë të eliminatoreve, me lehtësi kaloi italianin Filipo Mondini, duke e mundur me 2-0 në sete ose 6-2 dhe 6-2 në geme.
Ndërkohë në raundin kryesor, bullgari Petr Nesterov ishte më i sukseshëm dhe arriti që të eliminojë tenistin shqiptarë nga Gostivari me rezultat 0-2 në sete ose 0-6 dhe 4-6 në geme.
Mirëpo këtu nuk përfundon rrugëtimi i Shëndri Dearit, pasi që javën e ardhshme, tenisti nga Gostivari do të vazhdojë garat në Bullgari.