Në Vankuver të Kanadasë u zhvillua edicioni i radhës i turneut të Laver Cup për meshkuj në tenis, ku skuadra e botës fitoi 13-2 ndaj asaj të Europës. Në këtë turne mori pjesë, natyrisht si organizator i tij, edhe Roger Federer.
Ai dha edhe një intervistë ëpr tifozët që kishin mbushur stadiumin në finale, ku nuk mungoi edhe një komunikim virtual me mikun e tij Rafael Nadal. Spanjolli kishte dërguar një mesazh në video, që u publikua në sallë, duke krijuar mjaft të qeshura.
“Hej Roger, si ke qenë? Kam një pyetje për ty. Kush ka qenë kolegu më i mirë i yti në lojën dyshe?”, ka qenë pyetja e Nadal, që krijoi mjaft të qeshura në sallë.
Pasi u mendua disa sekonda, Federer u përgjigj: “Kujtova se ishte bashkëshortja ime deri në momentin që luajta me këtë djalë. Mendoj se këtë meritë e ka Rafa, ai mbetet partneri më i mirë në lojën dyshe”.