Tenisti serb, Novak Gjokoviq, njihet për skandale të shumta dhe është çudi se si deri më sot Federata Ndërkombëtare e Tenisit nuk e ka sanksionuar.
Dhe shih turpin tjetër, Novak Gjokoviq përkrah terroristët që vranë policin në Kosovë!
Gjokoviq nëpërmjet një postimi në Instagram, ka dalë në përkrahje të vrasësve të rreshterit Afrim Bunjaku.
Federata e Tenisit e Kosovës me president Jeton Hadergjonaj, i reagojnë ashpër dhe i drejtohen Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.
“Novak Gjokoviq përkrah terroristët që vranë policin në Kosovë!
Kjo është e papranueshme!
Pavarësisht nga ankesat tona në autoritetet kompetente, ato nuk janë marrë parasysh!”, ka reaguar Federata e Tenisit të Kosovës.